Kompania "Dekori" nga Bujanoci, shembull i punës dhe suksesit (foto)
Lokale

Kompania "Dekori" nga Bujanoci, shembull i punës dhe suksesit (foto)

14.Aug.2015 14:39
0
Një shembull që suksesi arrihet me punë të palodhshme e të sinqertë ndaj klientëve është ndërmarrja "Dekori&Rëra Company" nga Bujanoci, e cila funksion qe 13 vite dhe ka shënuar rritje graduale e të sigurt.

“Dekori” është ndërmarrje e njohur për zbukurimin e oborreve dhe hapësirave të jashtme në objektet hoteliere e afariste dhe prodhon e monton pllaka betoni e anësore, e gjithashtu posedon edhe separacionin e rërës në Bujanoc përreth lumit Morava Jugore.

Pronari i kësaj ndërmarrje, Rexhep Destani, deklaroi  për Titulli.com se prej vitit 2002 kur kanë themeluar ndërmarrjen së bashku me partnerin e tij, Ragmi Ramadanin, fillimisht kanë pasur dy punëtorë dhe vazhdimisht e kanë rritur numrin.

“Aktualisht kemi 14 punëtorë. Kemi pasur deri në 16, por kemi filluar me dy punëtorë dhe numrin vazhdimisht e kemi rritur. Puna gjatë këtyre viteve ka shkuar mirë, jemi munduar të punojmë dhe të jemi të sinqertë me klientët tanë”, thotë Destani.

Ai theksoi se prodhimet e tyre i shesin në komunën e Bujanocit më së shumti, pastaj të Preshevës dhe Vranjës, ndërsa shton se nuk kanë ndonjë problem të theksuar në punën e ndërmarrjes, përveç problemeve të përditshme me defektet në makinerinë e tyre.

Destani thotë se ndërmarrja e tij ka fituar tre tenderë në komunën e Bujanocit, siç janë: shtrimi me pllaka të trotuareve në rrugën Karagjorgje Petroviq në Bujanoc, sanimi i disa rrugëve lokale në fshatin Klenikë, dhe së fundmi shtrimin me pllaka të betonit të hapësirës që përdoret si parking ndërmjet Shtëpisë së Kulturës dhe shkollës së mesme “Sveti Sava” në Bujanoc.

Ndërsa lidhur me donacionet nga Trupi Koordinues, në vitin e kaluar ndërmarrja “Dekori” ka fituar tre milionë dinarë mjete të pakthyeshme.

“Me këto mjete kemi përmirësuar makinerinë dhe kemi siguruar një pajisje për prodhimin e unazave të betonit. Këtë pajisje e kemi montuar në lokacionin tek separacioni i rërës”, përfundon Rexhep Destani, pronar i ndërmarrjes “Dekori&Rëra Company” nga Bujanoci.

Synimi dhe planet e kësaj ndërmarrje janë të rriten dhe të vazhdojnë punën sipas kërkesave të klientëve.

Me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme rritet edhe punësimi e zhvillimi ekonomik në komunën e Bujanocit./Titulli.com/

Artikulli është pjesë e promovimit të bizneseve në Bujanoc

 

 

 

 

Vizita e gjeneralit Dikoviq në Bujanoc e Preshevë (foto)
Ambasadori i Rusisë Çepurin dhe ministri Vulin, vizitojnë përmendoren në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration